Report TV - "Drejtësia", Venecia injoron PD s'reflekton 11 pikat në draftin final

Report TV 2016-03-15

Views 22

Komisioni i Venecias publikon opinionin final për Reformën në Drejtësi. Në dokumentin përfundimtar, Komisioni i Venecias ka bërë shumë pak ndryshime në krahasim me opinionin që publikoi në fund të muajit shkurt. Por bie në sy se Venecia ka injoruar një pjesë të propozimeve që ka bërë Partia Demokratike. Në opinionin final Komisioni i Venecias nuk përmend fare Gjykatën e Lartë Administrative, një nga kërkesat kryesore të PD-s.

Gjithashtu në opinionin final nuk përmendet edhe kërkesa tjetër e Partisë Demokratike, ngritja e Këshillit të Emërimeve. Në total PD bëri 11 propozime të cilat nuk janë reflektuar në dokumentin përfundimtar të Komisionit të Venecias.

E vetmja pikë që Komisioni i Venecias lë në dorë të partive politike është shumica e cilësuar ose shumica e thjeshtë për zgjedhjen e anëtarëve në disa institucione.
Për këtë Venecia është shprehur në opinionin përfundimtar se partitë politike duhet të gjejnë një zgjidhje mes tyre, duke mos dhënë një mendim përfundimtar.

Tashmë reforma në drejtësi pritet të marrë një rrugë tjetër, ku do të diskutohet mes partive politike.

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë premtuar se reforma në drejtësi do të bëhet duke u bazuar te mendimi i Komisionit të Venecias. Ndërsa ditët e fundit kreu i LSI-s, Ilir Meta është shprehur se nëse nuk lexohen qartë mendimet e Komisionit të Venecias atëherë do ti drejtohen për mendim URALIUS por edhe OPDAT.

Share This Video


Download

  
Report form