Dita e lumenjëve, gërryerja, ndotja dhe erozioni fenomenet më të përhapura

Ora News Lajme 2016-03-14

Views 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjendja e lumenjve në Shqipëri vleresohet të jetë alarmante.Në ditën ndërkombëtare të Lumenjve drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të mbrojtura shprehet se lumenjtë në vendin tonë janë kthyer në venddepozitimi të mbetjeve,një pjesë janë gërryer për material inerte dhe shumë prej tyre janë dëmtuar nga ndërtimi i HECE-ve.
Zamir Dedej, Drejtor i Agjencsë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura: Nga të dhënat që kemi, lumenjtë më të dëmtuar janë pjesa e Erzenit dhe Ishmit basene që depërtojnë në pjesën ku kemi popullatën më të madhe Tiranë dhe Durrës dhe kuptohet që dhe pjesa e mbetjeve është më e madhe. Ndërkohë kemi lumenj të ndotur, Gjanica që është efekti i naftës. Pastaj kemi lumenj që janë dëmtuar nga marrja e inerteve Mati dhe lumenj të tjerë dhe pastaj është pjesa e fundit, ajo e ndërtimit të HEC-eve. Për këtë jemi në analizë e sipër se kush është pjesa më e dëmtuar e lumenjëve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/dita-e-lu...

Share This Video


Download

  
Report form