Report TV - Elbasan, atmosfera në Ditën e Verës

Report TV 2016-03-14

Views 7

Pavarësisht se kryeqyteti po feston me një atmosferë të ndezur fetën e ditës së Verës, sërish epiqendra mbetet qyteti i Elbasanit aty lindi de hodhi rrënjët 14 Marsi.

Bulevardi kryesorë që në orët e para të mëngjesit është mbushur me njerëz pas festimeve që nga mesnata. Rrugët, por edhe baret dhe restorantet e qytetit kanë qenë të mbushura plot deri në orët e para të mëngjesit, pasi siç e do tradita, festa e verës pritet së bashku.

Qindra vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe trojet shqipfolësee jo vetëm kanë zgjedhur të festojnë ardhjen e stinës së ngrohtë nga qyteti i luleve.

Ka më kanaqësi më të madhe tha , nuk bën vaki. Ne e bëjmë simas qefit simas zakonit që kemi. I kemi bërë ballokumet dhe të gjitha.

Atmosfera është e gezushme e kënaqshme për të tërë veçanërisht ne pensionistët jemi shumë të gëzuar."-shprehet një e moshuar

"Atmosfera shumë e mirë, e ngrohtë njërëz kanë ardhur nga gjitha anët dhe po vijnë akoma."-shprehet një prej tyre.

"Elbasani e ndjen shumë se e ka si traditë Ditën e Verës brez pas brezi kështu që dhe ne e festojmë".-thotë nëj tjetër

Ballokumja është ?mbretëresha? e festës dhe qindra tregtarë kanë mbushur plot dyqanet dhe rrugët me produktin tradicional të Ditës së Verës. Ndërkohë, panairi, ashtu si çdo vit, është vizituar nga politikanët, të cilët kanë ndarë mendime të ndryshme për ecurinë e ekonomisë vendase.

Ndërkohë bashkia Elbasan do ti ofrojë qytetarëve një sërë aktivitetesh. Koncerti festiv do të fillojë në orën 15.00 deri pas mesnate. Ndërkohë gjatë ditës së verës është menduar promovimi i veshjeve popullore të elbasanit në muzeun etnografik, aktivitete të shumta sportive, cirk, grupe vallesh, ekspozita dhe si gjithmonë karnavalet e shkollave nëntëvjecare të qytetit.

Share This Video


Download

  
Report form