Report TV - Miratohet vendimi për taksat biznesi proteston: Falimentojmë

Report TV 2016-03-11

Views 0

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar në mbledhjen e sotme disa vendime të rëndësishme dhe me ndikim direkt te bizneset dhe qytetarët. Këshilli miratoi disa ndryshime në vendimin numër 59, datë 30.12.2015 ?Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës?.

Nga ky vendim i Këshillit Bashkiak, shfuqizohet tarifa e pastrimit për vendosjen e tavolinave në hapësira publike për subjektet bar, restorant, kafe, fast-food etj,.

Nga 25 mijë lekë që ishte për çdo tavolinë tashmë nuk do të paguhet asnjë lekë.

Ndërsa tarifat e tjera të pastrimit nuk ndryshojnë.

Taksa për zënien e hapësirës publike
Do të paguhet sipas ndarjes në zona
Zona a do paguajë 1500 lekë për m2
Zona b do paguajë 750 lekë për m2
Zona c paguajë 450 lekë për m2.

Bashkia ka ndryshuar një pjesë të vendimit duke kaluar disa rrugë që ishin në zonë A duke i kaluar në zonën B.

Më parë kjo tarifë ka qenë 1500 lekë për m2, për të gjithë Tiranën. Për muajt Janar-Shkurt bizneset nuk do të paguajnë.

Në fillim të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, këshilltarët e PD kërkuan përfshirjen në rendin e ditës të punimeve të Këshillit Bashkiak të propozimit për uljen e taksave me 30%, si dhe të bërjes transparente të punimeve të Bashkisë në parkun e liqenit.

Ndërkohë që këshilli bashkiak miratonte projektvendimin për taksat, përfaqësuesit e biznesit kanë shfrytëzuar një moment pushimi të Këshillit për të tentuar të hyjnë me forcë në bashkinë e Tiranës, jashtë së cilës protestonin për taksat e larta vendore.

Këshilltarët e PD kërkuan që ata të jenë pjesë e mbledhjes për vendimet që do të miratoheshin.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e biznesit janë shprehur se do të përshkallëzojnë qëndrimin kundër Bashkisë së Tiranës, ndërsa ngritën alarmin se me këtë nivel taksash, biznesi do të falimentojë brenda 6-muajve.

Share This Video


Download

  
Report form