Report TV - Filmat shqiptarë të Stratobërdhës Anagnostit e Kekos shfaqen në Paris

Report TV 2016-03-11

Views 1

Arkiva Qendrore e filmit shqiptar AQSH do të prezantohet në festivalin Cinema Du Reel 2016 në Paris. Cinema Du Reel, festivali ndërkombëtar i filmit dokumetar që organizohet në Qendrën Pompidou në Paris nga 18 ? 27 mars 2016, i dedikon sivjet në edicionin e tij të 38-të, një program të veçantë kinemasë shqiptare, duke sjellë në retrospektivë dokumentarët e fondit filmik të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

AQSH në njoftim zyrtar na bën të ditur Programin mbi kinemanë shqiptare, i titulluar një histori përmes imazheve: ku është Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në fokus, është kuruar nga Clarence Tsui, një nga programuesit e festivalit Cinema Du Reel, kritik filmi dhe studiues i kinemasë. Retrospektiva e pasur me 16 tituj filmash dokumentarë shqiptarë dhe 1 film artistik është konceptuar e grupuar në 5 programe, të cilat paraqesin etapat kryesore të historisë së Shqipërisë treguar me anë të mediumit kinematografik:

Shqipëria e periudhës së shtetformimit përcjell përmes kamerës së drejtuar nga Mandi Koçi me dokumentarin e pare, prodhim krejtësisht shqiptar të vitit 1947, ?Viktor Gjika, kinopoema dokumentareske e vitit 1964? mbi rindërtimin e vendit, Shkëlzen Shala me dokumentarin e tij të vitit 1974 mbi Tiranën e djeshme dhe të kohës, pra të ?74ës, si dhe Kujtim Gjonaj me thirrjen që i bën shoqërisë në vitin 1993 për të mos ngritur më mite pasi kanë shembur idhujt e vjetër.
?Zërat? e censuruar, të kinematografisë shqiptare do të shfaqen për publikun ndërkombëtar nëpërmjet kamerës së Viktor Stratobërdhës, me filmat e tj të shkurtër të viteve 1955-56, të veçanta në llojin e vet. Pas xhirimit të këtyre etydeve të shkurtra, Stratobërdha i kaloi në burg 20 vitet e tjera të jetës së tij. Kamera e drejtuar nga Mithat Fagu do të na flasë për dhuruesit e jetës, dhuruesit e gjakut. Sërish një regjisor që e përdor bukur syrin e tretë dhe realizon dokumentarë përtej atyre të zakonshmëve. Fagu u dënua më vonë për realizimin e tij ?Në gjurmë të revolucionit tekniko-shkencor? film i cili nuk mori dot formën e tij përfundimtare por në AQSHF ruhen elementet kryesorë të kësaj vepre.

Share This Video


Download

  
Report form