Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.
Nga 116 deputetë të pranishëm në sallë, kërkesa është miratuar me 106 vota pro. Dy deputetë kanë votuar kundër, ndërsa 4 të tjerë kanë abstenuar.
Deputetët që abstenuan janë përkatësisht Namik Kompliku, Klodiana Spahiu, Paulin Sterkaj dhe sigurisht vetë deputeti Kokëdhima.
Ndërkohë dy votat kundër janë të deputetëve të majtë Vladimir Kosta dhe Mira Shehu.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/opozita-rikthehet-ne-kuvend-kokedhima-berishes-je-nje-kufome-e-nxjerre-nga-varri/