TIRANË- Vijojnë punimet për prishjen e 10 banesave të parashikuara tek stacioni i trenit në kuadër të projektit për ndërtimin e Bulevardi të Ri. Pavarësisht protestës së banoreve te cilet jane te pakenaqur me shpronesimet e Bashkise dhe situatës kaotike të krijuar paraditen e kësaj të enjteje IKMT, rët e pasdites po prish banesat
Banorët kundërshtuan duke tentuar të bllokonin rrugën kryesore, por mesa duket pa rezultat. 4 gra nga protesta mbetën pa ndjenja ndërkohë që tre persona të tjrë u shoqëruan në polici për kundërshtim të uniformave blu.
Situata është tensionuar me banorëve dhe policisë, kur një nga fadromat e IKMT është bërë gati për të filluar punën për shembjen e një marketi buzë rrugës. Në këtë moment banorët e irrituar kanë hedhur në drejtim të efektivëve të policise kapsolla, molle dhe sende të tjera.
Nga përleshja me policine 4 gra, të cilat ishin vënë në rresht të parë për të mbrojtur banesat kanë humbur ndjenjat dhe janë dërguar në spital me autoambulancë.
Protestat e këtyre banorëve vijojnë prej ditësh pasi ata kërkojnë kompensim të drejtë të banesave dhe me vlerën e tregut. Një ditë më parë, ata kërkuan para Bashkisë së Tiranës që kjo e fundit t'u ndërtojë fillimisht një pallat ku ata të banojnë dhe më pas të lirojnë banesat.
Sakaq pranë banesave kanë mbërritur edhe fadromat e IKMT-së. Banorët thonë se protestat do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.