Report TV - Gjykata: Ish-vila e Enverit t'i jepet familjes Kapedani

Report TV 2016-03-10

Views 49

TIRANË - Pas një maratone seancash gjyqësore,Gjykata e Apelit në Durrës vendosi që ish-vila e Enver Hoxhës, e cila ndodhet në rezidencën qeveritare në plazhin e Durrësit ti jepet familjes Kapedani. Dje në mesditë trupi gjykues me relatore Meriban Mullaj ka dhënë vendimin lidhur me pronësinë e ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha të cilën ja ka njohur familjes Kapedani në Durrës. Kishte kohë që kjo vilë kërkohej të kalonte në pronësinë e familjes Kapedani,Ambasadës Serbe në Tiranë si dhe në probësinë e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare po në Tiranë.

Pas shumë seancash të shtyra,më në fund në seancën e djeshme janë dëgjuar ekspertët e thirrur si nga trupi gjykues ashtu edhe nga palët e interesuara të cilët sollën fakte lidhur me trajektoren që kishte kaluar pronësia e kësaj vile që nga momenti i ndërtimit të saj deri më sot.

Ndërtimi i Vilës
Vila u ndërtua nga familja Kapedani në fillim të viteve '30 dhe në vitin 1936 ju shit ambasadës serbe në Tiranë. Në vitin 1945 vila u sekuestrua nga qeveria komuniste që sapo kishte ardhur në pushtet dhe i kaloi Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Deri në vitin 1991 ajo u përdor nga familja e Enver Hoxhës. Pas ndryshimeve politike vila u kërkua të merrej nga familja Kapedani, e cila pretendonte pronësinë mbi të e po kështu atë e kërkonin edhe ambasada serbe si dhe drejtoria e shërbimeve qeveritare. Në këto kushte cështja u kalua për gjykim. Disa muaj më parë dy shkallët e gjykatave ja kishin njohur këtë pronë familjes Kapedani por Gjykata e Lartë e dërgoi atë për rigjykim në Apel.

Kjo e fundit kërkoi mendimin e ekspertëve për të vërtetuar aktin e shitblerjes së vilës në vitin 1936.Edhe pse në sallën e gjyqit u paraqit i transkriptuar akti i shitblerjes së vilës ,trupi gjykues vendosi tia japë atë familjes Kapedani. Nga ana e tyre avokatët e palës serbe si dhe ata që përfaqësonin Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare u shprehën se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë menjëherë sapo zbardhet vendimi i gjykatës së apelit. Kjo kërkon 3 javë kohë,bëjnë me dije avokatët.

Është blloku i fundit i mbetur nga koha e komunizmit. Zona rezidenciale në plazhin e Durrësit, ndërtuar në kohën e mbretit Zog, që u përzgjodh më pas nga nomenklatura komuniste për të kaluar pushimet dhe ku qytetarët e thjeshtë nuk mund të hynin, pas 25 vitesh demokraci ende vijon të mbetet e mbyllur për publikun. E rrethuar nga një pyllnajë e dendur dhe e mbrojtur nga ushtarakë të Gardës, ende sot, ashtu si dhe para 30 vjetësh, për të hyrë aty të duhet një leje e posaçme.

Kjo zonë vazhdon të konsiderohet si zonë qeveritare, edhe pse, nga 29 vila, ku dikur kalonin pushimet verore Enver Hoxha dhe ministrat e tij, vetëm gjashtë prej tyre kanë mbetur ende në pronësi të shtetit. 23 të tjerat, që nga viti 1993, janë privatizuar dhe pjesërisht rikonstruktuar, duke u kthyer në vende pushimi (nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit) për biznesmenë dhe VIP-a shqiptarë. Paradoksi në atë, që ka qenë dikur nje prej simboleve të pushtetit dhe privilegjeve t...

Share This Video


Download

  
Report form