Report TV - Shkatërrohet sera e drogës me llampa elektrike në Gjirokastër

Report TV 2016-03-09

Views 10

Policia e Gjirokastrës ka shkatërruar sot një serrë në të cilën kultivoheshin lëndë narkotike, të llojit cannabis sattiva, përmes llampave elektrike. Sipas uniformave blu, bëhet e ditur se, në këtë serrë janë asgjësuar 350 bimë narkotike, ndërkohë që është arrestuar edhe kultivuesi i tyre Muzafer Mamo, 56 vjeç nga Lazarati.
Serra e kultivuar është konstatuar në zonën ?Industriale? të qytetit të Gjirokastrës, në një magazinë të vjetër në të cilën kultivohej bimë narkotike me anë të llapmave elektrike. Magazina e vjetër që ka një sipërfaqe prej 70 m2 ishte në pronësi të tij dhe ai e kishte përshtatur si serë me sistem ngrohje me llampa elektrike, ku bimët varionin me lartësi nga 25 cm deri 40 cm. Menjëherë pas konstatimit, ekspertët e policisë i kanë asgjësuar me anë të djegies, ndërsa pajisjet elektrike që shërbenin për ngrohje janë sekuestruar.

Share This Video


Download

  
Report form