Report TV - Rubik, urgjenca jashtë funksionit gjatë natës qendra s'ofron shërbim

Report TV 2016-03-09

Views 2

Nëse sëmuren gjatë nates, shëndeti i banorëve të Rubikut nuk është më i sgurte. Reforma e Ministrisë së Shëndetësisë i ka hequr prej dy vitesh kësaj zone urgjencen gjatë orëve të nates. Për të marrë ndihmen e shpejtë 8 mijë banoret e Njesisë Administrative të Rubikut, duhet të udhëtojnë gjatë për të shkuar në spitalin më të afërt.

Banoret thonë se në këtë situatë jeta e tyre është në rrezik kur sëmuren, duke i kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që të riktheje urgjencen në këtë zonë.

Infermierja e qendres Shëndetësore në Rubik thotë se ka raste të shumta të qytetarëve që sëmuren gjatë nates, duke kërkuar shërbim urgjence por që gjejne dyert e godines të mbyllura.

Qendra Shëndetësore e Rubikut qëndron e hapur deri në oren 23:00, duke bërë që përsonat që sëmuren pas kësaj ore ti drejtohen urgjences së spiatalit të Lezhës apo Rrëshenit për të marrë ndihmen e shpejtë.

Share This Video


Download

  
Report form