Rama: Referendum për mandatin tim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zgjedhur asamblenë e partisë per t?i dhe përgjigje te gjithë kritikeve qe e kane akuzuar për shkelje te statutit. E përpara socialisteve Rama ka kërkuar ndjese per mandatin e tij qe ka përfunduar përpara 2 vjet e gjysme, per forumet qe nuk janë mbledhur apo edhe për procesin e riperterisjes se strukturave e hapjen e forcës politike qe ai drejton. Edhe pse nuk ia ka përmendur asnjëherë emrin, fjalimi 60 minutesh i liderit te maxhorances iu drejtua rivalit tashme te shpallur te tij Ben Blushi, duke lajmëruar se PS per here te pare do t?i nënshtrohet nje referendumi. Rama ka bere paralelizëm mes qëndrimeve te socialistit Blushi dhe te ish-kryetarit te PD Berisha, duke e akuzuar se synon te rrezoje qeverinë. Kryetari i socialisteve njehjesh kryeministri i vendit Edi Rama ka numëruar reformat qe janë bere ne këto 2 vjet e gjysme qe e majta drejton vendin duke iu kundërpërgjigjur Blushit dhe kritikave te tij se janë lene jashtë vëmendjes te varfrit, është rritur borxhi apo ekonomia është përkeqësuar. Sipas lideri te maxhorances Rama te gjitha debatet e ditëve te fundit tregojnë se PS është e forca me demokratike ne vend.

Share This Video


Download

  
Report form