Programi 200: Mes Shqiponjës dhe Kryqit!

alsatmtv 2016-03-09

Views 4

Çështja e vendosjes së kryqit dhe më herët shqiponjës për veç tensioneve nxori në sipërfaqe edhe një herë mungesën e njohjes së ndërsjellë dhe me këtë përforcimin e paragjykimeve në shoqëri. Situata theksoi edhe një dimension tjetër të rëndësishëm e ai është shekullarizimi, ose mosndërhyrja e fesë në shtet. Ajo që gjithashtu bëri përshtypje me zhvillimet e fundit, ishte megjithatë një reagim i ftohtë nga njerëzit ndaj zhvillimeve të cilët lexuan më shumë politikë se sa reagime me pasion mes etnive.
Për këto çështje flasin profesorët universitar Ana Fritzhand dhe Ali Pajaziti, të dy pjesë e një studimi interesant që zbulon perceptimet mes njerëzve në Maqedoni si dhe Silke Maier ? Witt e Forumit Civil Paqësor e përfshirë me një seri projektesh në Maqedoni.

Share This Video


Download

  
Report form