Report TV - Manifestimi i grave në Tiranë: Në parlament të ketë 50% gra e vajza dhe burra

Report TV 2016-03-08

Views 2

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, përfaqësuese të grave e vajzave i kanë kërkuar liderëve të partive politike që të promovojnë barazinë gjinore në partitë e tyre si dhe të ketë përfshirje 50% të grave e vajzave në Parlament.

Përmes një manifestimi të realizuar përpara Kryesisë së Kuvendit, gratë kanë bërë apel që të hartohet një mekanizëm i posaçëm që partitë të çojnë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listat për deputetë sipas parimit ?Një grua një burrë?.

?Në zgjdhjet e 2013 u rrit numri i grave e vajzave në Këshillat Bashkiak. Parlamenti aktual nuk mundi të ketë 30% gra. Ne kërkojmë mekanizëm që garanton përfaqësim të vërtetë të gruas në politikë e vendimmarrje, kërkohen 50% gra e vajza dhe burra në Kuvend. Listat për deputetë të hartohen sipas parimit, një grua një burrë dhe KQZ të mos pranojë listat nëse ky parim nuk funksionon.Do përdorim mjete demokratike, për të arritur përfaqësimin e barabartë të grave e vazjave në Parlament? kanë thënë.

Share This Video


Download

  
Report form