Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, është përballur këtë të martë me 9 të pandehurit e akuzuar se kanë rekrutuar luftëtarë për në Siri.
I kërkuar nga të akuzuarit, Bruçaj është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për ti dhënë sqarime akuzave në lidhje me një shkresë që Komuniteti i kishte dërguar Prokurorisë për xhamitë të cilat nuk i kishte në mbikqyrje dhe nuk kishin Imamë të emëruar nga komunitetit.
Por megjithëse ka sqaruar se ajo ishte vetëm thjesht një shkresë korrekte, kreu i komunitetit është akuzuar nga të pandehurit se ka qenë kjo shkresë që është bërë shkak që ndaj tyre të niste proçedimi, madje ai është cilësuar prej tyre si spiun i shtetit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/xhihadistet-te-akuzuarit-debat-me-kreun-e-myslimaneve-brucaj-ne-gjykate/