Report TV - Statuti i ri, ja kur shkarkohet kryetari i PS-së, ndryshimet

Report TV 2016-03-08

Views 5

TIRANË - Ndryshimet e reja statusore në Partinë Socialiste do të bëjnë të pamundur qëndrimin e një kryetari në drejtimin e partisë, në rast se ai humbet zgjedhjet e përgjithshme. Me rregullat e reja, dorëheqja e kryetarit të partisë është e detyruar, e nëse ai nuk e jep dorëheqjen, automatikisht mandati i tij ndërpritet dhe Asambleja bën zgjedhje të reja. Neni 42 i statutit të ri përcakton zgjedhjen e kryetarit të partisë.

?Mandati i kryetarit të partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: Jep dorëheqjen; Partia humbet zgjedhjet e përgjithshme; Humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesë e së paku 1/3 e anëtarëve të partisë; Dënohet me vendim të formës së prerë nga gjykata me heqje lirie. Në rastet e germave ?b? dhe ?ç?, kryetari i partisë është i detyruar të japë dorëheqjen. Në rast se kjo nuk ndodh, atëherë ndërprerja e mandatit të tij ndodh automatikisht dhe Asambleja Kombëtare fillon procedurat e zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë, jo më vonë se një muaj nga ndërprerja e mandatit të kryetarit. Në rastin e pikave, ?b?, ?c? dhe ?ç?, ish-kryetari i partisë nuk ka të drejtë të rikandidojë për një mandat të ri?-thuhet në ndryshimet statutore.

Share This Video


Download

  
Report form