TIRANE - Pedagogë, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile i kanë bërë apel institucioneve qendrore dhe publike, që të ndalin punimet të pallatit 13-katësh në hyrje të parkut të liqenit Artificial te rruga e Elbasanit.
Pedagogu Ervin Goci, gjatë një dalje për mediat u shpreh se protesta duhet të mbahen edhe për pallatin 13-katësh përballë Fakultetit Ekonomik, jo vetëm për këndin e lojërave te liqeni artificial. Megjithate ai shtoi se kauza momentale e tyre eshte ndalimi i betonizimit te Liqenit me projektin e kendit per femijet.
?Tani aty ka proceduara që mund të ndalohet në sekondë. Këta nuk po e ndalojnë, si e kanë hallin, pse nuk e ndalojnë? Absolutisht që duhet protestuar por tani sfida jonë e parë dhe vendimtare janë 11 mijë metra katror. Atë pallatin atje le ta ndalojë Veliaj që ka thënë që është ndërtim kriminal bashkë me atë tek Zyber Halluli, ndërkohë që ka dhe firmën e kryeministrit?, - u shpreh Goci.
Edhe Rezarta Cuashaj, që ka protestuar kundër ndërtimeve te parku i liqenit artificial, u shpreh se pallati cënon hapësirën e gjelbër dhe po protestohet edhe për të.
?Çdo rast tjetër siç ishte rasti i ndërtimit të pallatit përballë fakultetit filologjik, edhe ai rast është me fyerjen e ligjit prandaj në mënyrë të tërthortë ne protestojmë edhe për atë por kjo është një çështje që jemi para një fakti të kryer dhe duhet ta ndalojmë. Qëllimi jonë është ta ndalojmë dhe të rifillojmë dialogun?, tha aktivistja Rezearta Caushaj.
Këto deklarata përfaqësuesit e lëvizjes ?Për Publiken?, i bënë gjatë një dalje për shtyp ku u shprehen se ishin dhunuar nga policia në protestën e së dielës.
Në lidhje me ndërtesën 13-katëshe në hyrje të liqenit artificial, Report TV ka denoncuar prej ditësh ndërtimin i cili përveçse cënon kurorën e parkut të Liqenit, ka zaptuar edhe trotuaret.
Pas këtij ndërtimi qëndron zyrtarisht një qytetarë indian, por pas tij dyshohet se fshihet biznesmeni Samir Mane dhe ndoshta disa te tjera. Ortaku kryesor i shoqërisë qe ka fituar lejen e ndërtimit, në fakt, është një kompani offf-shore e regjistruar ne parajsa fiskale.