Votimi për kreun e Apelit Tiranë, Alaudin Malaj: Të përjashtohet nga votimi Gjin Gjoni- Ora News

Ora News Lajme 2016-03-06

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Alaudin Malaj kërkon përjashtimin e Gjin Gjonit nga votimi për kryetarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Ora News disponon shkresën zyrtare që kreu aktual i Gjykatës së Apelit i ka drejtuar ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani për anëtarin e KLD, Gjin Gjoni, ku jep edhe arsyet e kërkesës.

?Në lidhje me proçesin e vlerësimit të kandidaturës sime për Kryetar të Gjykatës së Apelit Tiranë, çmoj se pozicioni i z. Gjin Gjoni në detyrën e anëtarit të KLD-së, është në konflikt të hapur interesi. Kjo për arsye se, tashmë është bërë publik fakti që zoti Gjoni ka depozituar kallëzim penal ndaj personit tim, më datë 17 Prill 2014, regjistruar në Prokurorinë e Përgjithshme me nr. 1264 Prot. Kjo çështje, pavarësisht se është pushuar nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim datë 24.04.2014, përbën një fakt serioz i cili ndikon në këtë vendimmarrje të veçantë të Këshillit të Lartë të Drejtesisë duke minuar paanësinë dhe transparencën e kësaj vendimmarrjeje.?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/votimi-per-kreun-e-apelit-tirane-alaudin-malaj-te-perjashtohet-nga-votimi-gjin-gjoni/

Share This Video


Download

  
Report form