Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vizitoi në spital punonjësin e policisë bashkiake të plagosur . Ai tha se kauza e aktivistëve të shoqërisë civile është totalilisht e dështuar. Veliaj bëri me dije se i plagosuri është Dritan Hardhia.
Veliaj i quajti protestuesit tufë delirantësh që nuk kanë arritur asgjë në jetën e tyre dhe se përdorimi i dhunës e diskretitoi totalisht këtë kauzë.
Veliaj: Dritani (i plagosuri) është realisht një aktivist i shoqërisë civile dhe ky është njeriu që realisht e nderon qytetin. Ky është një aktivist i vërtetë. Sot pamë një protestë që mund të ishte realisht një protestë e shoqërisë civile dhe s?kishte arsye për një protestë të dhunshme.
Unë vij nga shoqëria civile, Tani që ka mbetur i plagosur vjen nga shoqëria civile. Askush prej nesh nuk ka përdorur dhunë për të avancuar për kauzën e vet.
Gjithmonë kemi përdorur mjetet ligjore. Besoj ata që dhunuan Tanin duhet të ndjehen të turpëruar dhe duhet të ndihen të mbuluar nga turpi teksa kthehen në shtëpi kur Tani është në spital. Nuk besoj në një qytet që duhet të përdorur dhunën për të bërë të ditur pretendimet që ka. Ne e kemi ftuar shoqërinë civile të vijë në Bashki.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-kauza-eshte-e-mbuluar-me-turp-ata-jane-te-dhunshem/