Dekriminalizimi, deputetë e zyrtarë 2 muaj kohë për vetëdeklarim ose ndjekje penale- Ora News

Ora News Lajme 2016-03-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjithë funksionarët publikë, përfshirë kryeministrin, ministrat apo deputetët, brenda dy muajsh duhet të vetëdeklarojnë pastërtinë e figurës së tyre. Formulari i vetëdeklarimit për çdo zyrtar të administratës do të hetohet nga Prokuroria, dhe në rast pa pajtueshmërie ai shkarkohet apo pengohet të zgjidhet apo emërohet në funksione publike. Gjithashtu dhe refuzimi apo mashtrimi në deklarim, sjell shkarkimin e zyrtarve dhe ndjekjen penale të tyre.
Deputetët dhe zyrtarët e lartë në të gjitha nivelet e administratës, brenda dy muajsh nga hyrja në fuqi e ligjit të dekriminalizimit, detyrohen të vetëdeklarohen për të shkuarën e tyre.
Aktet nënligjore të cilat u miratuan nga Kuvendi pas negociatave intensive përcaktojnë që zyrtarët të plotësojnë formularët e vetëdeklarimit, pastaj ato dorëzohen dhe regjistrohen pranë çdo institucioni në një regjistër të posaçëm me një numër unik indentifikimi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/dekriminalizimi-deputete-e-zyrtare-2-muaj-kohe-per-vetedeklarim-ose-ndjekje-penale/

Share This Video


Download

  
Report form