Pas negociatave të gjata, Kuvendi kalon dekriminalizimin, opozita ikën pas votimit- Ora News

Ora News Lajme 2016-03-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmbyllet pas shumë negociatash dhe sherrnajash procesi i dekriminalizimit të politikës. Me 114 vota pro deputetët e parlamentit shqiptar miratuan aktet nënligjore të ligjit të dekriminalizimit që opozita e quajti si fundin e një beteje dy vjeçare. Orët e gjata të negociatave u finalizuan me tërheqjen e mazhorancës nga disa pika të rëndësishme. Në emër të grupit të PS, Gramoz Ruçi garantoi se shumica ka qene gjithnje e bindur për këtë proces të rëndësishëm ndërsa pasi mori trofeun e parë të konsensusit opozita braktisi punimet e kuvendit duke vendosur si kusht kryesor për rikthimin, largimin efektiv të deputetit socialist Armando Prenga. Ish kryeministri i vendit shigjetoi faktin se kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm në votimin e dekriminalizimit ndërsa shtoi se aksioni i opozitës përmban shumë opsione nga bojkoti deri tek dorëzimi i mandatit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-e-me...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS