TIRANË- Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu, pasi ka mahnitur Tokion, Firencen dhe Parisin me zërin e tij gjatë shfaqjes së koncertit ?Il mio Canto?, do të këndojë të shtunën në mbrëmje në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.
Teatri Kombëtar i Operës ka vetëm 800 vende. Biletat janë mbaruar. Por Saimir Pirgu edhe pse kryeqyteti ynë shkëlqen nga kishat e xhamitë madhështore, nuk e ndërron operën e vendit të tij me asgjë në botë.
I dhimbshëm ky konstatim i tij për kishat e xhamitë luksoze që janë ngritur plot shkëlqim së fundmi në Tiranë, ndërsa opera kombëtare po rrëgjohet dita-ditës. Saimir Pirgu vetëm e ka konstatuar këtë fakt, duke shprehur keqardhjen se nuk ka mundësi që të gjejë bileta për publikun.