LEZHE - Një peshkatar është mbytur gjatë mbrëmjes së të enjtes në plazhin e Shëngjinit në Lezhë.
Trupi i pajetë i Mark Ujkës është gjetur mëngjesin e sotëm.
Ende nuk ka të dhëna për rrethanat se si humbi jetën peshkatari por mësohet se ai ka qënë i vetëm duke peshkuar.
Paraprakisht dyshohet se varka është përmbytur për shkak të dallgeve.