Pelikani Kacurrel, shpendi i rrallë që gjendet në lagunën e Karavastës po shtohet kohët e fundit. Gjatë një seminari për planin e veprimit kombëtar të pelikanit Kacurrel, kreu i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej tha se qetësia në lagunën e Karavastasë ka sjellë shtimin e këtij shpendi që sipas tij është pasuri kombëtare.
?Jemi shumë të kënaqur që popullata pelikanit ka filluar të rritet. Unë nuk e kam idenë dhe do flsini se sa janë tani lindjet e reja që kanë dalë po besoj se kemi një trend pozitiv, kemi një trend në rritje të pelikanit nga ana tjetër kam konfirmime dhe nga Lezha dhe nga Shkodra për prani të pelikanëve në këto lloj lagunash që tregon që është shtuar qetësia dhe prezenca e tyre është indikator pozitiv i rritjes së numrit të tyre, ? thotë Dedej.