Gjykata e Lartë shpalli të enjten me 3 mars moskomptencën për gjykimin e ish- deputetit kristiandemokrat Mark Frroku dhe Arjan Bytyçi, për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë në vitin 1999.
Gjykata mori këtë vendim bazuar në kërkesën e prokurorit Madrid Kullolli, por edhe të avokatit, Tonin Prendi, pas konstatimit se Frroku nuk është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke humbur kështu edhe statusin personit të veçantë.
Vendimi u shpall pak muaj pasi Frroku dorëzoi mandatin e deputetit dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi që mandatin e tij t?ia kalojë Mirela Ferracakut, emrit tjetër që ndodhej në listë e Partisë Kristiandemokrate.
Çështja u vendos të dërgohej për shqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Frroku akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit në bashkëpunim me Arjan Bytyçin, ngjarje e ndodhur në Bruksel në vitin 1999.
Veç vrasjes së Kurtit, mbi Frrokun rëndojnë edhe akuzat për fshehje të pasurisë, mosdeklarimti të pasurisë, refuzimit për deklarim të pasurisë, pastrim të produkteve të veprës penale dhe ndërtim të paligjshëm.