http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa nuk ka marre ende nje vendim me aleatet per datën e rinisjes se protestave kundër qeverise dhe zgjedhjes se Thaçit president, lëvizja Vetëvendosje e ka zhvendosur aksionin e saj ne nje tjetër drejtim. Shkak është bere bllokimi nga Serbia i me shume se 100 mije librave shqip, qe do te shkonin per nxënësit shqiptare te Preshevës, Medvegjes e Bujanovcit. Aktiviste te lëvizjes përmbysen kete te enjte nje kamion qe transportonte produkte serbe ne Kosove. 16 vjet pas luftës, autorja e masakrave dhe e shkatërrimeve të mëdha në Kosovë, Republika e Serbisë, e kontrollon dhe e shfrytëzon Kosovën ekonomikisht me produktet e saj, pa e njohur atë. Në të njëjtën kohë, Republika e Serbisë vijon të shantazhojë përmes minoritetit serb në Kosovë, duke kërkuar të ndërtojë një shtet brenda shtetit me projektin e ?Zajednicës?. Pikërisht Zajednica, apo marrëveshja per themelimin e bashkësisë se komunave serbe, është nje nga dy paktet qe opozita ne Kosove i kundërshton me force dhe si nismëtar te saj konsideron presidentin Thaçi. Me zgjedhjen e tij ne kete krye te shtetit, pavarësisht kontestimit te opozitës, Thaçi ka lënë funksionet politike. Aktualisht posti i zv/kryeministrit ka mbetur bosh, edhe pse ne media përflitet se ate do ta mbaje ministri aktual i Drejtësisë, Hajredin Kuçi . Ndersa ne krye te diplomacisë kosovare pritet te caktohet ish ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj. I vetmi ndryshim i konfirmuar ne kabinetin qeveritar është ai i zv/Ministrit te Jashtëm, post ne te cilin është emëruar shefi i stafit të Kryeministrit Isa Mustafa, Valon Murtezaj. Ndërkaq, nuk dihet ende se kush do te drejtoje Partine Demokratike te Kosovës.