Report TV - Dekriminalizimi, dështon debati Balla: Aktet nënligjore jo mbi ligjin

Report TV 2016-03-02

Views 0

TIRANË- 4 orë debate mes mazhorancës dhe opozitës në Këshillit e Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit ka përfunduar pa sukses. Palët do të vazhdojnë nesër përsëri përpjekjet për të kapur afatit e 6 marsit si data e fundit ligjore për të përfunduar aktet. Molla e sherrit ka qenë formulari i vetëdeklarimit, ku PD insiston të përfshijë arrestimin si pikë që shkakton ndërprejen e mandatit, apo pengon kandidimin apo emërimin në poste publike. Për mazhorancën, kjo qasje është antikushtetuese, pasi kalon mbi ligjin.

Taulant Balla tha pas mbledhjes, se maxhoranca është kundër shtimit të cështjeve që tejkalojnë ligjin. ?Më 17 dhjetor kemi miratuar ligjin dhe sot duhet të miratojmë një akt nënligjor. Nuk mund të shtojmë cështje që tejkalojnë ligjin. Formulari është aneksi i projekt vendimit, sot diskutuam projektvendimin. Duhet ti qëndrojmë strikt ligjit. Duhet të kemi një formular të përbashkët. Palët ndahen tek formulari i vetëdeklarimit. Aktet nënligjore nuk mund të tejkalojnë ligjin? u shpreh Taulant Balla pas takimit të Këshillit të Mandatit që ka theksuar se debatet do të vazhdojnë nesër përpara seancës së parlamentit.

Share This Video


Download

  
Report form