Report TV - Huffington Post: Rreziku që i vjen Shqipërisë nga muxhahedinët

Report TV 2016-03-02

Views 0

Shqipëria ka shprehur gatishmërinë për të strehuar rreth 3 mijë muxhahedinë, ndërsa kjo marrëveshje u firmos zyrtarisht me vizitën e sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry në Tiranë. Por Massoud Kohdabandeh, një këshilltar për strategjitë e Lindjes së Mesme, në një shkrim në ?The Huffington Post? hedh disa teza, që sipas tij grupi që do të vijë në Shqipëri mund të përbëjë një rrezik për popullsinë vendase. Analisti thekson se pas refuzimit të Rumanisë për pranimin e muxhahedinëve ishte Shqipëria ajo që ngriti dorën për të pranuar edhe 3 mijë të tjerë, pas atyre të marrë nga qeveria Berisha.

Por cili është rreziku që Massoud Kohdabandeh ngre?
?Përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar dhe forcuar institucionet politike, të sigurisë, të drejtësisë dhe ato civile pas vitesh të tëra diktaturë, mund të minohen në mënyrë drastike nëse vendi injoron ose nënvlerëson rrezikun që vjen nga mbërritja e muxhahedinëve nga Iraku. Në Shqipëri, ata mund të krijojnë de facto një enklavë, që është jashtë ligjit, njësoj siç bënin në Irak?, shkruan Massoud Kohdabandeh.

Në tezat e tij ai shkruan se muxhahedinët janë një potencial për krim në një vend të njohur për korrupsionin e përhapur dhe krimin e organizuar.

?Jo vetëm kaq, ata mund të ngrenë lehtësisht një kamp stërvitor për terroristët. Komandantët terroristë nga çdo grup mercenar mund t?i shmangen radarit dhe të përfundojnë në Shqipëri, ku do marrin trajnim dhe mbështetje logjistike?, shkruan këshilltari për strategjitë e Lindjes së Mesme, një mbështetës i politikës së ndjekur nga Irani.

?Grupi e ka pozicionuar veten përkrah Ushtrisë për Çlirimin e Sirisë dhe ka ofruar ndihmë ndaj sauditëve për të luftuar shiat në Jemen. Ata kanë mbi 40 vite eksperiencë në aktivitete terroriste. Rreziku real është se ata jo vetëm do riarmatosen në Shqipëri, por mund të ftojnë edhe grupe të tjera për stërvitje?, vazhdon më tej analiza e Massoud Kohdabandeh.

Në bazë të marrëveshjes për strehimin e 3 mijë muxhahedinëve Shqipëria fiton 20 milionë dollar.

Share This Video


Download

  
Report form