Report TV - Pallati 13-katësh te Ekonomiku lejen e ka dhënë Basha e Berisha

Report TV 2016-03-01

Views 1

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, deklaroi në studion e emisionit ?5 Pyetje nga Babaramo? në Report TV se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar vetëm ndërtimin e një këndi lojërash në parkun e Liqenit Artificial por sipas saj ky kënd është pjesë e një masterplani për të gjithë parkun e që nuk ka përfunduar ende. Gjermeni tha se nuk do të ketë ndërtime në brendësi të Parkut. Sa i takon ndërtimeve shumëkatëshe pranë liqenit, 17-katëshit te diga dhe 13 katëshit përballë Fakultetit Ekonomik, Gjermeni tha se lejet janë dhënë nga qeveria e mëparshme dhe ish kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha.

Pyetjes se nëse do të ketë betonizim të parkut Gjermi iu përgjigj ?Nuk besoj? ndërkohë që shtoi se ?Kur të përfundojë masterplani do e shohim por ju garantoj se. Ky do të prezantohet e më pas do të shohim nëse do të ketë apo ndërtime, por dyshoj të ketë sepse thashë që studioja është me përvojë do të shohim dhe do të rivitalizohet parku?

Duke folur për atë që quhet Rilindja Urbane, Gjermeni tha se hartimi i Planit të Përgjithshëm Kombëtar i cili pritet të miratohet brenda muajit mars dhe dy planet ndërsektoriale, ai i bregdetit dhe plani Tiranë-Durrës janë 3 nga nismat kryesore të kësaj ministrie që synojnë një zhvillim të qëndrueshëm të qyteteve.

Këto plane sipas Gjermenit, jo vetëm ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të qyteteve por janë edhe garanci për investimet qoftë vendase apo të huaja.
Ministrja e Zhvillimit urban tha se qeveria në këto dy vite nuk pretendon të ketë rilindur Shqipërinë, por sipas saj ka treguar modelin e zhvillimit të territorit.

Share This Video


Download

  
Report form