Për në Kadiaj shkohet nga 3 rrugë të ndryshme. Vetëm 3 km është aksi që e ndan nga fshati Savër, e po aq ai nga Karbunara, ndërsa rruga e tretë është pak më e shkurtër. Ajo që bashkon të treja rrugët është se, të treja janë të pashtruara, çfarë e vështirëson jashtëzakonisht komunikimin e banorëve të tij.