Asnjë shkollë nuk do të digjet për të nderuar pallate në Tiranë. Kështu ka deklaruar kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ishte sot i pranishëm në fillimin e punimeve për rikonstruksionin e plotë të liceut ?Jordan Misja?.
Gjatë inspektimit, kryebashkiaku tha se kjo është një nga shkollat më të rëndësishme të Tiranës, e megjithatë aty nuk është investuar prej vitesh.
?Megjithatë, kjo shkollë, e cila ka mbetur në këtë situatë, na bën të gjithëve me turp. Madje, ajo jo vetëm që nuk i ka kapacitetet e nevojshme, por i duhet të mbajë edhe kapacitetin e shkollës ?Kosova?, e cila u dogj me synimin për t?u bërë pallat?, tha Veliaj. Ai falenderoi të gjithë mësuesit e liceut dhe ekipin drejtues, të cilët edhe pse në kushte të vështira punojnë pa u lodhur, për t?u siguruar që më të mirët e vendit tonë të kenë një shans për të provuar se kanë talent.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se për shkollat ?Jordan Misja? dhe ?Kosova? janë marrë dy vendime të rëndësishme.
?Ne do ta rikonstruktojmë plotësisht liceun, i cili do të jetë një ndër shkollat më të bukura në Shqipëri. Nga 9 muaj që janë parashikuar punimet, do e çojmë kalendarin në 6 muaj, që shtatori të na gjejë me ambiente të reja dhe nxënësit të kenë mundësi që vitin tjetër të shijojnë ambientet e reja të shkollës?, tha Veliaj.