Report TV - Basha: PS 5 individë të inkriminuar me LSI janë 2 km djathtas nesh

Report TV 2016-02-28

Views 13

Kryetari i partisë demokratike, teksa ka folur në një takim të forumit për ?Liri Ekonomike? në të cilën ka qenë i pranishëm edde të filozofit dhe ideologut konservator britanik Roger Scruton ka thënë se Partia Socialiste ka në radhët e saj 5 individë të inkriminuar dhe të dënuar në vende të dnryshme, ndërkohë që PS dhe LSI janë dy kiloemtra larg Partisë Demokratike.

?Në kuptimin teorik na kanë befasuar ne Partinë Demokratike të Shqipërisë, partinë e lirisë ekonomike, partinë e liberalizimit të çmimeve të ekonomisë se centralizuar të Enver Hoxhës. Këta janë shtyrë, jo 1 apo 2 hapa, por 2 km djathtas nesh në besimin e madh që kanë tek sektori privat... ...por jo çdokujt në sektorin privat, sigurish. Ky regjim ka ardhur në pushtet me një aleancë me krimin dhe në parlamentin shqiptar tashmë janë larguar në forma dhe rrethana të ndryshme 5 individë të dënuar në Itali, në Zvicër, në Belgjikë. S?janë socialistë, s?kanë milituar asnjë ditë në PS por janë sjellë në PS nga kryetari i tyre për ti garuar në zona që i konsideronte të pashpresa, pa sjellë horra, rrugaçë, njerëz të armatosur dhe me paratë e drogës në xhep? ka thënë Basha.

Share This Video


Download

  
Report form