Ditmir Bushati që është i deleguari i partisë Socilaliste për të mbuluar qarqet Kukës, Shkodër e Lezhë ka deklaruar se lista e delegatëve që po votohet në këto qarqe nga anëtarësia është me emra të cilët kanë kontribute në Partinë Socilaliste. Sa i takon procesit, Bushati ka thënë se, ky është një proces model, ndërkohë hapi i radhës do të jetë zgjedhja e 61 kryetarëve të Partisë Socialiste në të gjitha bashkitë.
?Procesi po zhvillohet në 4 qarqe. Lista e kandidatëve përbëhet nga njerëz me kontribute në PS. Jemi të gjithë të së njëjtës pikëpamje që ky proces është model. Të gjitha hapat do të hidhen një e nga një? ka thënë Bushati.
Bushati ka inauguruar selinë e Partisë Socialiste në qytetin e Shkodrës.