Tragjedia e Beragozhdës, të plagosurit s’kanë mundësi të blejnë ilaçe- Ora News

Ora News Lajme 2016-02-27

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur kanë kaluar mbi tre javë nga tragjedia e Beragozhdës në Pogradec, në fshat pasojat janë ende prezente. Në lokal prej mbrëmjes së 1 shkurtit është vënë dryni, ndërkohë që shumë prej familjeve të prekura nga shpërthimi, kërkojnë ndihmë për të paguar barnat për trajtimin e plagëve që morën nga shpërthimi i gazit, të afërmit. në shtëpinë e viktimës Vaslli Fraholli, gjendja ekonomike është dhe më e vështirë, pasi 50 vjeçari ishte i vetmi burim të ardhurash për bashkëshorten dhe tre fëmijët.
Në Beragozhdë, fshati i njësisë administrative Dardhas në Pogradec, vazhdojnë të ndihen pasojat e shpërthimit të bombolës së gazit, që i mori jetën një banori dhe la të plagosur 30 të tjerë.
Në lokalin ku ndodhi tragjedia, nuk është vënë dorë prej mbrëmjes së 1 shkurtit, kur dhe ndodhi shpërthimi, për të cilin është arrestuar një person.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tragjedia-e-beragozhdes-te-plagosurit-skane-mundesi-te-blejne-ilace/

Share This Video


Download

  
Report form