PD kërkon pezullimin e Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon përjashtimin per 10 dite nga parlamenti te kryeministrit Edi Rama. Ne shkresën drejtuar Kuvendit opozita pretendon se lideri i mazhorances gjate seancës se 25 shkurtit ka përdorur fjalor ofendues ndaj deputeteve demokrate. Ky është nje prej momenteve, për te cilin opozita akuzon Edi Ramen se ka fyer deputeten Albina Deda, pasi ajo e qëlloi me letër te lagur. Ndërsa ky është momenti kur kryeministri, sipas PD ka fyer serish opozitën, por ne pamjet e filmuara është e pamundur te dëgjosh se çfarë thote lideri i mazhorances. Bashke me kryeministrin, PD kërkon edhe përjashtimin per 10 dite te deputetit socialist Erjon Braçe, i cili ka fyer demokraten Arbjola Halimi. Ndërkaq, opozita është e vendosur te mos marre pjese ne mbledhjet e Komisioneve dhe te bllokoje punimet e parlamentit, derisa kërkesat e saj te marrin zgjidhje. Te vetmet mbledhje ku opozita merr pjese janë komisionet hetimore, siç ka ndodhur edhe ketë te premte, ku anëtaret demokrate e socialiste te Komisionit për serverin e tatimeve kane miratuar planin e hetimit.

Share This Video


Download

  
Report form