Report TV - AKU tërheq urdhërin për bllokim të çokollatave, vijnë nga Polonia

Report TV 2016-02-25

Views 0

Shqipëria nuk rrezikon nga çokollatat Mars, Snikers dhe Milky Way.

Pak orë pasi dha një urdhër për bllokimin e këtyre çokollatave Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë një hap pas. Kjo për shkak se çokollatat që janë tërhequr nga kompania të cilat kanë plastikë në brendësi të tyre, janë ato të prodhuara në Hollandë me datë skadence 19 qershor 2016-8 janar 2017.
Por në Shqipëri çokollatat që tregtohen janë të prodhuara në Poloni, gjë që ka detyruar AKU-në, të mos ndalojë shitjen e tyre.

?AKU tërheq urdhrin e saj, pasi është vërtetuar nga një shkresë zyrtare ardhur kompanisë shqiptare prej prodhuesit amë të këtyre produkteve, ku thuhet se Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Serbia nuk janë të rrezikuara nga këto produkte, pasi sasitë që tregtohen në këto vende, janë të prodhuara në Poloni dhe jo Holandë?, thuhet në një njoftim të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Share This Video


Download

  
Report form