Report TV - Dekriminalizimi, Fleckenstein: Mos bojkotoni parlamentin por dialogoni

Report TV 2016-02-24

Views 1

Europarlamentari Knut Flekenshtajn shpreson opozita dhe mazhoranca të vijojnë dialogun për dekriminalizimin e parlamentit e që opozita të mos bojkotojë Parlamentin. Gjatë një takimi në Bruksel me ministrin tonë të Brendshëm, Saimir Tahiri, eurparlamentari është njohur me çështjen e deputetit Armando Prenga.

Siç dihet, rikthimi i tij në Kuvend është kundërshtuar nga opozita. Lideri Basha ka deklaruar se largimi i tij dhe heqja e mandateve të deputeteve Kokëdhima, Suli e Leskaj, janë kushte për të pasur marrëdhënie normale me Parlamentin.

Nga ana e tij reporteri për Shqipërinë i ka kërkuar ministrit Tahiri ta informojë mbi këtë cështje. ?ne ramë dakord që palët të vazhdojnë dialogun për deriminalizimin?. Sipas eurparlamentarit në Bruksel ekziston shqetësimi që ky ligj nuk do të zbatohet per shkak te mungesës se akteve nenligjore.

Nga ana e tij ministri Tahiri tha se zgjidhja lidhur me këtë cështje, është miratimi i akteve nënligjore. ?Qeveria dhe maxhoranca kanë ndërmarrë aktet e duhura politike për të dënuar siç duhet aktin dhe për të bërë ç?është e mundur që ky shembull të kthehet, jo në një bojkot politik?, tha Tahiri duke iu referuar rastit Prenga.

Pas takimit, të dy zyrtarët e lartë dhanë një prononcim për mediat:

Pyetje: Ju jeni njohur me draftrezolutën për Shqipërinë e cila do të amendohet. Ka diçka që do t?i shtohet asaj?

Knut Fleckenstein: Mundet. Do e shoh me vëmendje. Ministri solli në vëmendje disa pika kyçe të cilat unë do i pasqyroj në raportim. Mendoj se raportimi rendit suksesin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe pse të gjithë biem dakord se shumë mbetet për të bërë. Më duhet të shoh nëse i kemi mbajtur shënim të gjitha pikat në mënyrën e duhur.

Pyetje: Nga ana tjetër, opozita po kërkon implementimin e ligjit të dekriminalizimit. Keni folur me përfaqësues të opozitës dhe a keni ndarë këtë pikë me ministrin Tahiri?

Knut Fleckenstein: I kërkova ministrit si është çështja e zotit Prenga, sepse kjo është një nga lajmet që na janë referuar për shembull. Ne ramë dakord që palët të vijojnë dialogun për dekriminalizimin. Sepse shqetësimi i këtushëm është që ky ligj nuk po zbatohet per shkak te mungesës se akteve nenligjore.

Gazetari: Është folur gjithashtu për mundësinë e një bojkoti parlamentar nga ana e opozitës. Cili është qëndrimi juaj mbi këtë?

Knut Fleckenstein: Shpresoj të mos ketë bojkot të Parlamentit por dialog mes palësh

Share This Video


Download

  
Report form