Vjedhja e rrjetave mbrojtëse në autostradën Kukës-Morinë vazhdon të mbetet problem dhe burim aksidentesh si për jetën e drejtueseve të automjeteve ashtu edhe për banoret e Kukësit.
Fenomeni i kohëve të fundit ka marrë përmasa të mëdha pasi persona të paidentifikuar i kanë vjedhur të gjitha rrjetat që shërbejnë si mbrojtëse për mosrënien e gurëve në rrugë duke rrezikuar të kthehen në burim aksidentesh.
Shqetësim tjetër për këtë zonë është edhe mungesa e mbikalimeve. Banoret e Kukësit detyrohen të kapërcejnë apo të udhëtojnë përgjatë rrugës për të gjetur një shteg, për të kaluar në pronën e tyre nga njëra ane në tjetrën.
Ndonëse kjo situatë vlerësohet si tepër shqetësuese, deri më tani asnjë person nuk është ndjekur penalisht për dëmtimin e autostradës.
Pavarësisht se policia vazhdon patrullimet në këtë aks, sërish autostrada vazhdon të dëmtohet.