Report TV - Prokuroria nis verifikimet për mbifaturimet nga UKT për abonentët

Report TV 2016-02-23

Views 2

Mbifaturimi i ujit për abonentët familjarë dhe bizneseve, ka vënë në lëvizje dhe prokurorinë e Tiranës, e cila ka nisur verifikimet për këtë çështje. Ky vendim është marrë pas deklaratave të drejtorit tashmë të shkarkuar, Neritan Gjojdeshi, i cili ka pohuar se persona të jashtëm mund të kenë ndërhyrë në softweret kompjuterike, që bëjnë leximin e konsumit të ujit tek abonentët familjarë dhe bizneset e Tiranës. Në deklaratën e tij, ish drejtori hoqi përgjegjësinë nga vetja duke e quajtur rastin si sabotim, me qëllim prishjen e imazhit të ndërmarjes që po reformohej.

Por justifikimi i paraqitur nga UKT vetëm pas protestës publike, zbuloi që në fakt ndërmarrja publike nuk ka bërë asnjë kontroll parandalues për të shmangur abuzimet në kurriz të qytetarëve. Por sidomos, se ka adoptuar një sistem faturimi që nëse është e vërtetë që mund të sabotohet nga jashtë duke shtuar në mënyrë artificiale vlerën e faturave, atëherë, mund të sabotohet edhe për ta ulur artificialisht vlerën e faturimeve të tjera,duke i hapur në këtë mënyrë rrugë vjedhjeve masive. Nisur nga këto deklarata, janë ngritur dyshime të forta se në sistemin elektronik, mund të ketë pasur ndërhyrje.

?Shqiptarja.com?, mëson se e njëjta kompani ka bërë dhe ndërtimin e softëereve të kompanisë OSHEE, e cila ashtu si ndërmarja e ujësjellësit ka një sistem thuajse të njëjtë, për leximin dhe printimin e faturës elektronike.

Ngjashmerine me dy sisteme ka lidhje me ish-drejtuesi Sait Dollapi qe ka punura perpara si drejtori te UKT ne koha e Berishes, dhe athere a ka ndertur sistemi i faturimi dixhitale qe tani sipas Neritan Gjojdeshi eshte "manipuluar", Pas transferimi si drejtutesi te CEZ (tani OSHEE) Dollapi ka ndertuar atjie nje sistem faturim binjak.

Për të hedhur dritë mbi këtë skandal të vjedhjes së qytetarëve, prokuroria do verifikojë në disa drejtime, ku fillimisht do merren në pyetje specialistët e IT-ve, pasi janë ata që mirëmbajnë rrjetin e softëereve. Në fakt janë pikërisht këta persona që kanë dhe paswordet e këtyre sistemeve dhe që kanë akses në çdo moment për të hyrë në to.
Fakti i ndërhyrjes qëllimisht në sistem, nuk është konfirmuar zyrtarisht me fakte, por drejtuesit e UKT-së Tiranë, kanë hedhur dyshime të forta mbi ta. Dhe dyshimi mbi manipulime te mundshme tek sistemie faturimi te UKT, tani kryojn dyshime edhe per mbifaturime te mundshme tek sistemi e OSHEE, qe funksionon (apo nuk funksionon) pikerisht si sistemi e UKT.

Share This Video


Download

  
Report form