Dramaturgu Stefan Capaliku dhe regjisori Altin Basha, do të vendosin në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli shfaqjen ?Made in Albania?.
Drama me subjekt dhe mesazh shqiptar, i bën jehonë Shqipërisë së sotme, asaj të vertetës, thelbësores e të ?padukshmes?. Ngjarjet zhvillohen në një biznes fasonësh, në të cilin punojnë gra të të gjitha moshave, ku prodhohen rroba me etiketat ?Made in Albania?.
Ky është bashkëpunimi i dytë i Capalikut dhe Bashës, pas një suksesi ndërkombëtar në Festivalin ?Drama të Reja nga Europa? në vitin 2010 në Gjermani, ku fituan cmimin e parë me ?Allegretto Albania?.
Në rolet kryesore do interpretojnë Zyliha Miloti, Luftar Paja dhe një kast i përbërë nga 11 aktorë të rinj. Premiera e shfaqjes mendohet të jetë në javën e parë të muajit prill.