http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kthimi i deputetit Armando Prenga ne kuvend ka shërbyer si shkëndija qe ka vene ne lëvizje një reagim te ashpër te opozitës kundër shumicës qeverisëse. Ne 24 orët e fundit, demokratet kane mbledhur 2 here grupin parlamentar, ndërkohe qe kane bojkotuar edhe mbledhjet e komisioneve te kuvendit. Mbledhja e deputeteve demokrate ne mesdite ka vendosur qe opozita te mos marre pjese ne komisione, ndërsa do te bllokoje punimet e seancës plenare, derisa te plotësohen disa kushte. Kushti i pare ka lidhje me largimin e Armando Prenges nga Parlamenti edhe pse për te nuk ka nje vendim te formës se prere e si rezultat nuk preket nga ligji per dekriminalizimin i miratuar edhe me votat e opozitës.Vendimin e Gjykatës së Lartë le ta presin oligarkët, le ta presin shokët e tij. Për partinë demokratike dhe qytetarët e laçit dhe gjithë Shqipërisë akti kriminal dhe në flagrancë i plagosjes me armë zjarri të qytetarëve nga një deputet me armëmbajtje pa leje është vepër e mjaftueshme për të mos lejuar praninë e tij në atë që duhet të jetë tempulli i tempulli i demokracisë.Nje kusht tjetër është miratimi te enjten i akteve nënligjore per dekriminalizimin, edhe pse drafti është i njëanshëm dhe nuk ka marre ende konsensusin e shumicës. Per me tepër, Këshilli i Rregullores nuk mund te mblidhet sot, pasi kryetari Ilir Meta ndodhet jashtë vendit per nje vizite zyrtare.Thelbi është dekriminalizimi, germa e ligjit dhe shpirti i ligjit të dekriminalizimit. Për sa kohë që simbolet e dekriminalizimit siç është Armando Prenga në të kaluarën e tij dhe siç është ai sot simbol i kriminalizimit, i deputetit që qëllon dhe gjakos me armë pa leje në derë të komisariatit e kanë rrugën e hapur për atë që quhet kuvend i Shqipërisë, ky institucion dhe kjo foltore nuk do të funksionojnë normalisht.Një kusht tjetër i vendosur nga opozita e qe duhet plotësuar po te enjten eshte ceshtja e mandatit te Koco Kokedhimes, per te cilin Gjykata Kushtetuese ende nuk ka zbardhur vendimin.Miratimin të enjten, pas shqyrtimit në komisionin e mandateve dhe rregullores, të largimit nga parlamenti i Shqipërisë i Koço Kokëdhimës, Valentina Leskaj, Rakip Sulit, të cilët në kundërshtim me kushtetutën kanë konsumuar paratë e publikut shqiptar, pasurinë publike ndërkohë që janë vetë deputetë.E ne rast se këto kushte nuk plotësohen nga shumica, lideri i opozitës paralajmëron ashpërsim te qëndrimit te demokrateve.Shansi i fundit për këtë parlament që të funksionojë është përmbushja e kushteve të opozitës. Pas kësaj, kjo republikë ka rënë dhe institucionet e kësaj republike duhet dhe do të mbeten në mëshirën e vullnetit të qytetarëve shqiptarë.Nga ana tjetër Sali Berisha, ish-kryetari i demokrateve, është rezervuar te beje komente per mbledhjen e grupit, por ka theksuar se ai do te mbështesë edhe bojkotin, nëse ky është vendimi i grupit. Ende nuk është vendosur se çfarë do te ndodhe me aksionin opozitar, nëse kushtet e demokr...