Report TV - Protesta, Bashkia: Vandalët e PD s’mund të ndalin projektin

Report TV 2016-02-22

Views 0

Bashkia e Tiranës ka reaguar përmes një deklarate për shtyp mbi protestën e shoqërisë civile për këndin e lojërave që do të ndërtohet në Parkun e Liqenit, e cila u shoqërua nga tensione dhe përplasje të qytetarëve me policinë.

Në reagimin e saj, bashkia thotë se qytetarët të udhëhequr nga eksponentë të PD-së për të disatën herë kanë dëmtuar pronën e qytetit. Por pavarësisht kësaj, bashkia e Tiranës do të vazhdojë me projektet që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

?Aspiratat e qytetit nuk mund të pengohen nga vandalët e zhurmshëm,? shkruhet në deklaratën e bashkisë. Sipas bashkisë, qytetarët protestojnë pasi secili sukses i Bashkisë së Tiranës është provë e mëtejshme e dështimit të Lulzim Bashës.

Share This Video


Download

  
Report form