Report TV - Polici godet një grua, Tahiri: Të pezullohet nga detyra

Report TV 2016-02-21

Views 1

Gjatë protestës së sotme tek liqeni artificial në kundërshtim të ndërtimit të parkut të lojrave për fëmije një punonjës policie ka goditur me shpullë një grua protestuese. Polici ësshtë filmuar nga kamerat e pranishme në vengjarje ku shihet qartësisht dhuna e papranueshme që ai ushton ndaj gruas.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i ministrit të brendshëm i cili ka kërkuar pezullimin dhe lirimin e tij nga detyra. Përmes një statusi në facebook Tahiri shkruan se e cilëson të papranueshme dhunën nga uniformat e policisë dhe sidomos ndaj një gruaje

"Eshte e papranueshme te sulmohet uniforma e Policise se Shtetit, qofte edhe nga nje grua, por absolutisht edhe me e papranueshme dhe e patolerueshme te reagohet fizikisht, sidomos ndaj nje gruaje. Kam kerkuar pezullimin e menjehershem te punonjesit e policise dhe lirimin e tij nga detyra. Policia qe duam nuk mund te jete kjo qe na treguan pamjet e konfliktit mes punonjesit te policise dhe nje qytetareje. Cdo punonjes policie duhet ta dije kete dhe kushdo e harron nuk do te tolerohet ne asnje rast e per asnje arsye."-shkruan Tahiri.

Share This Video


Download

  
Report form