VLORE - Prej më shumë se 25 vitesh rruga e Lumit të Vlorës që lidh 70 fshatra është e shkatërruar. Ndërsa Tiranë-Vlorë përshkohet për 2 orë e gjysmë, për të përshkruar këtë rrugë nga qyteti bregdetar drejt fshatrave duhen orë të tëra për shkak të gjendjes së saj...Për asflat nuk mund të flitet, ndërsa rrugët e ngushta dhe me gropa i detyrojnë automjetet të lëvizin vetëm me një shpejtësi jo më të lartë se 20 km/orë.
Për shkak të zonave të cilat lidh, rruga përballon një fluks të madh automjetesh deri edhe ato me tonazh të lartë.
Ajo është bërë e pakalueshme kryesisht në fshatin Kallarat ku ka edhe shkëputje të masivëve të dheut.
Por përpos këtij shqetësimi, problematike paraqitet edhe ura që lidh fshatrat Gjormit dhe Lepenicës, e cila ka pësuar dëmtimet të rënda duke rrezikuar përdoruesit e rrugës.
Banorët ngrenë shqetësimin duke kërkuar zgjidhen sa më parë të rrezikut që u kanoset.
Qeveria shqiptare ka përfituar një fond prej 78 milion dollar nga Kuvajti për të ndërtimin e kësaj rruge.