Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Pogradeci, deputeti i PS, Bashkim Fino i është përgjigur Ben Blushit për akuzat në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të PS. Fino tha se Blushi duhet të shqetësohet për organizatën e PS dhe jo për kryetarin, sepse sipas tij ajo është forca që të çon në fitore.
Fino: Dua të them për disa shokë dhe shoqë që janë të shqetësuar për zgjedhjen e kryetarit të PS. PS nuk fillon nga lart poshtë, PS fillon nga poshtë lartë zgjedhjet, prandaj rënin dhe fuqinë kjo parti ka nga organizatat socialiste deri të kryetari i madh i PS. Prandaj unë dua të pyes me shumë sinqeritet mikun tim Blushi që e kam vërtet mik dhe e çmoj jashtëzakonisht dhe ka që herë pas herë më pyeste mua për statutin si ka qenë kjo gërm, apo si është ky nene.
Pse nuk janë të shqetësuar këta shokë për zgjedhjet në tërësi të partisë, por qënkan të shqetësuar për zgjedhjen e kryetarit të PS ? Duhet të jesh njëherë i shqetësuar për organizatën socialiste, sepse ajo është forca kryesore që të shpie në fitore qoftë në ato locale, qoftë në ato të përgjithshme dhe nuk është një kryetar partie kushdo qoftë ai.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/fino-blushit-smund-te-besh-lufte-politike-duke-perdorur-statutin-si-kalin-e-trojes/