http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur këtë te mërkurë zbatimi i projektit për ndërtimin e Unazës së Vogël, i cili prej vitesh ishte i bllokuar. Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, ka pare nga afër fillimin e punimeve ne segmentin nga ushtari i panjohur deri tek Banka e Shqiperise. Kryebashkiaku tha se prioritet mbetet kthimi i Tiranës në një qytet që funksionon për njerëzit, jo për makinat.Kjo është arsyeja pse ne kemi kërkuar që kompania të shpejtojë punimet dhe Unaza e Vogël të mbarojë para afatit, që më pas të na mundësojë edhe neve të fillojmë me projektin e sheshit ?Skënderbej?. Unë e di që çdo punë e mirë kritikohet, por mos i kushtoni rëndësi kritikave, ecni përpara, sepse po bëjmë gjënë e drejtë! - tha Veliaj.Ai shprehu besimin se vetëm duke qenë të fokusuar te puna, vetëm duke u dhënë qytetarëve produkte me cilësi, sjellim modernizim në Tiranë. Veliaj ka shfrytëzuar rastin qe t;u përgjigjet edhe atyre qe kritikojnë apo kundërshtojnë projektet e bashkisë.Ne do të vazhdojmë, siç premtuam, me këndin e lojërave për fëmijë, me Unazën e Vogël, me sheshin ?Skënderbej?, me Pazarin e Ri dhe me strehën e kafshëve të rrugës. Dua t?i siguroj të gjithë qytetarët që votuan, por edhe ata që nuk votuan, se gjithçka që u premtua do të bëhet. E vetmja kërkesë për ?hienat? e politikës është: Na lini të punojmë! Nëse ne punojmë dhe nuk pengohemi, Tirana në kohë rekord mund të bëhet një qytet modern, - përfundoi Veliaj.Punimet për ?Unazën e Vogël? do të përfshijnë 3 segmente: Segmenti i parë është nga Banka e Shqipërisë deri te Bulevardi; segmenti i dytë, nga bulevardi te rruga e ?Barrikadave? dhe segmenti i tretë, kryqëzimi me rrugën ?Urani Pano? deri tek ?Ushtari i Panjohur?.