Report TV - Nis ndërtimi i Unazës së Vogël, ja kufizimet në qarkullim

Report TV 2016-02-20

Views 2

Bashkia e Tiranës do të fillojë, mëngjesin e së mërkurës, punimet për ndërtimin, rikonstruksionin dhe rinovimin e Unazës së Vogël. Përmes një njoftimi për shtyp, Bashkia sqaron se punimet do të kryhen në 3 faza. Faza e parë e cila do të fillojë nesër përfshin segmentin nga Banka e Shqipërisë, vijon prapa Muzeut Kombëtar, deri te Ushtari i Panjohur.

Për realizimin e projektit, Bashkia parashikon shembje dhe shpronësime, ndërtimin e segmentit të katërt të unazës së vogël të kryeqytetit, ndërtime të kanalizimeve si dhe zhvillim të infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore.

Po ashtu Bashkia e Tiranës njofton se me qëllim mbarëvajtjen e punimeve gjatë zbatimit të projektit të Unazës së Vogël, qarkullimi i automjeteve në rrugën ?Ded Gjo Luli?, do të bëhet i kufizuar, sipas planit të mëposhtëm:

- Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën ?Ded Gjo Luli?.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i drejtuar si më poshtë:

- Në kryqëzimin e bulevardit ?Zog i I-rë? me rrugën ?Ded Gjo Luli? drejtim i detyruar drejt;
- Në kryqëzimin e bulevardit ?Urani Pano? me rrugën ?Ded Gjo Luli? drejtim i detyruar djathtas dhe majtas;
- Në kryqëzimin e rrugës së ?Durrësit? me rrugën ?Ded Gjo Luli?, drejtim i detyruar djathtas;
- Rruga ?Abdi Toptani?, me një sens lëvizjeje me drejtim nga bulevardi ?Dëshmorët e Kombit? deri në rrugën ?George Ë Bush? do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj;
- Rruga ?Çamëria?, me një sens lëvizjeje me drejtim nga rruga ?Ibrahim Rugova? deri në Sheshin ?Skënderbej? do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj.

Gjithashtu, ndalohet parkimi i mjeteve në rrugën e Barrikadave, segmenti Luigj Gurakuqi deri në rrugën e ?Dibrës?.

- Në rrugën e ?Barrikadave? do të lihen të lira tre korsi lëvizjeje.

Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:

- Linja Institut - Qendër do të kryejë rrotullim përreth Sheshit ?Skënderbej? dhe do të stacionohet përpara Muzeut Kombëtar.

- Linja Laprakë - Qendër do të kryeje rrotullim përreth Sheshit ?Skënderbej? dhe do të stacionohet përpara Muzeut Kombëtar.

- Linja Kamëz - Qendër, City Park - Qendër dhe Vorë - Qendër do të kryejë rrotullim përreth Sheshit ?Skënderbej? dhe do të stacionohet pas Pallatit te Kulturës.

- Stacioni ekzistues te rruga e ?Barrikadave? do të zhvendoset te rruga ?Luigj Gurakuqi?.

- Stacioni ekzistues te sheshi ?Skënderbej? në krah të Bankës së Shqipërisë kalon të rruga e ?Kavajës? përpara semaforit, ku segmenti në fjalë do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë.

- Mjetet që ushtrojnë aktivitetin e tyre me itenerar nga Kosova për në Tiranë dhe anasjelltas, si në linjë të rregullt ashtu dhe turistike, do të stacionohen te sheshi i pallatit të sportit ?Asllan Rusi?.

Share This Video


Download

  
Report form