Report TV - Pranga ndërtuesit, punime pa leje në kompleksin e vilave në Farkë

Report TV 2016-02-19

Views 1

TIRANE - Një tjetër biznesmen ka përfunduar në prangat e policisë për ndërtim të paligjshëm. 51-vjeçari Arben Reli, administrator i firmës "Hydrosistem" u arrestua nga efektivët e policisë së Tiranës pasi kishte vijuar punimet në një kompleks vilash në Farkë edhe pse komuna kishte marrë vendim për t'i pezulluar punimet pa dhënë asnjë aprovim tjetër për rifillimin e tyre.

Kompleksi në fjalë ndodhet në lagjen e "Çollakve" e konkretisht efektivët e policisë kanë konstatuar punime në fasadën e një prej vilave.

Policia ka konstatuar katër punëtorë të firmës kontraktuar nga administratori Arben Reli të cilët vazhdonin punimet në kompleksin e vilave ndonëse nuk i ishte miratuar leja e ndërtimit për të vazhduar punimet.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS