Kryeprokurori Adriatik Llalla vijon që ti qëndrojë mendimit të shoqatës së prokurorëve që ka kundërshtuar draftin për Reformën në Drejtësi duke thënë se Byroja e Hetimit ka probleme ndaj duhet të varet nga Prokuroria.
Teksa ka folur në analizën vjetore të punës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda ai ka theksuar se duhet intensifikuar puna për hetimin e rasteve të korrupsionit ndonëse kallëzimet janë të pakta, por që tashmë do të praktikohet një tjetër mundësi alternative.
?Prej disa ditësh jemi njohur me draftin për ndryshimet ligjore në ligjin për policinë e shtetit. Të gjithë tashmë jemi pjesë e diskutimeve mbi njësinë e specializuar policore që synohet të krijohet, Byronë Kombëtare të Hetimit. Strukturë e cila pritet të shtojë kapacitetet policore në luftën kundër korrupsionit. Prokuroria ka rezervat e saj lidhur me draftin e paraqitur, kundërshtime për të cilat ndan të njëjtin qëndrim me atë të bërë tashmë publik nga Unioni i Prokurorëve. Prokuroria vlerëson tepër të rëndësishëm rritjen e kapaciteteve policore, në zbulimin e rasteve dhe referimit të tyre në Prokurori rrjedhimisht edhe organit të Prokurorisë i krijohen më shumë mundësi për të hetuar dhe dërguar para drejtësisë ç?do shkelës të ligjit pa përjashtuar zyrtarët e niveleve të larta? ka thënë Llalla.
Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, ka thënë se ?Byroja është një strukturë shumë e rëndësishme, madje më e rëndësishmja që do sigurojë hetim e sigurim provash për gjithë individët, qofshin dhe të nivelit të lartë që kryejnë korrupsion? ka thënë Haki Çako.