Një vilë tre katëshe, e pabanuar është përfshirë nga flakët e zjarrit në lagjen "4 Heronjtë" ose në vendin e quajtur "Muradie", në qytetin e Vlorës.
Të dhënat e para flasin se zjarri mund të ketë rënë fillimisht në katin e parë të godinës, aty ku grumbulloheshin edhe mallra të ndryshme dhe shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.
Sapo janë konstatuar flakët e zjarrit është njoftuar shërbimi zjarrfikës i cili ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku dëmet materiale janë të mëdha, pasi flakët kanë përfshirë gjithë godinën.
Ja njoftimi paraprak i policisë
Në orën 22:00 është marrë njoftimi se në një lagje të qytetit të Vlorës, ka rënë zjarr në një banesë!
Shërbimet e Policisë menjëherë janë afruar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se një banesë 3-katëshe, e pabanueshme në lagjen "4 Heronjtë" ose në vendin e quajtur "Muradie", është përfshirë pjesërisht nga flakët.
Shërbimet e Policisë bashkë me Shërbimet Zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.
Banesa është pronë e shtetasit: Sh.H. me banim në Tiranë.
Gjithashtu ju bëjmë me dije se nuk ka dëmtime në njerëz.
Po kryen hetimet për sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.