Report TV - Serveri i tatimeve, opozita: Cani të dëshmojë në Komisionin Hetimor

Report TV 2016-02-19

Views 0

Partia Demokratike ka kërkuar sot dhënjen e dëshmisë së ish Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani në Komisionin Hetimor i cili po punon për zbardhjen e ndërhyrjeve në serverin e tatimeve.

Në një deklaratë të dhënë për mediet, pas mbledhjes së sotme të këtij Komisioni hetimor, deputeti Arben Ristani ka thënë se, gjithçka ka nisur me urdhër të Canit ndaj dhe ai duhet të jetë pjesë e njerëzve që duhet të dëshmojnë për atë çfarë ka ndodhur.

?E gjitha ka nisur me urdhër të Canit se me këtë urdhër u ngrit grupi auditues, që nisi procedura për të vajtur më tutje te ajo që ndodhi, dhe ish-ministri është pjesë e njerëzve që duhet të dëshmojnë për atë që ka ndodhur? ka thënë Arben Ristani.

Lidhur me këtë kërkesë të bërë nga ana e opozitës, përfaqësuesja e socialistëve në Komisionin Hetimor, Vasilika Hysi ka thënë se, maxhoranca nuk e ndalon dot Shkëlqim Canin të dëshmojë.

Skandali me Serverin e Tatimeve po hetohet nga një Komision Hetimor Parlamentar, puna e të cilit zvarritet prej disa muajsh dhe kërkesa e Partisë Demokratike për marrjen e dëshmisë së Canit vjen në një kohë kur ai është shkarkuar nga detyra si Ministër i Financave, por ende nuk ëhstë zëvëndësuar me ish kolegun e tij, Arben Ahmetaj, pasi Presidenti i Republikës ende nuk ka nxjerrë dekretin për emërimin e tij në krye të Financave.

Share This Video


Download

  
Report form